Please enter at least 3 characters.

Ronaldo kërkon Ancelottin te Juventusi?

2019/05/Ronaldo-Ancelotti-1.jpg
307:"SEVILLE, SPAIN - MAY 02: Head coach Carlo Ancelotti of Real Madrid congratulated Cristiano Ronaldo after Ronaldo scored his team's 3rd goal during the La Liga match between Sevilla FC and Real Madrid CF at Estadio Ramon Sanchez Pizjuan on May 2, 2015 in Seville, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo i ka kërkuar Juventusit të nënshkruajë me trajnerin Carlo Ancelottin si zëvendësim të Massimiliano Allgerit, raportojnë disa burime, por ai nuk do të largohet nga Napoli.

Është njoftuar të premten se Allegri do të largohet këtë verë me marrëveshje dy palëshe me Juventusin, pavarësisht faktit se kontrata e tij nuk do të përfundojë deri në qershor 2020.

Largimi i trajnerit italian nga Torino ka bërë që mediat të lidhin shumë emra të njohur me stolin e Bianconerëve.

Sipas mediumeve Libero, Gazzetta dello Sport dhe TV Luna, ylli portugez Ronaldo i kërkoi drejtuesve të Juventusit t'i afrohen trajnerin italian, Ancelotti.

CR7 kurrë nuk e ka fshehur simpatinë e tij për Ancelottin pasi ata kanë punuar së bashku te Real Madridi dhe ka thënë disa herë se do të donte që ai të trajnohej përsëri nga ai një ditë.

Ronaldo dhe Ancelotti kanë raporte të mira mes vete (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Për Ancelottin do të ishte një rikthim në Torino pasi ai ishte trajner në stolin e Juventusit nga shkurti i vitit 1999 deri në verën e vitit 2001.

Megjithatë, ai u bashkua me Napolin vetëm këtë sezon dhe nuk ka synimin më të vogël për tu larguar, veçanërisht pasi ai ka një kontratë për në qershor të 2021. /Telegrafi/