Please enter at least 3 characters.

Ronaldo ia plotësoi dëshirën Gyasit pas tre muajsh: Ma dhuroi fanellën, pasi herën e fundit vetëm biseduam

2021/03/3dbe80b0-dc6b-4b86-ae2e-ea1913009331.jpg

Emmanuel Gyasi luajti ndeshjen e tij të 100-të me Spezia kundër Juventusit ku pësuan humbje 3-0.

Edhe pse humbën ai mundI të festonte me një dhuratë nga Cristiano Ronaldo që është idhulli i tij.

Gyasi kishte zbuluar se çfarë foli me Cristiano Ronaldon pas takimit të mëparshëm midis Juves dhe Spezia në nëntor, por portugezi nuk i ndërroi bluza me të, pasi dikush nga lojtarët e Spezias ia kishte kërkuar fanellën më parë.

"Ai më kujtoi vetën dhe kësaj here më dha fanellën e tij në fund të pjesës së parë".

"Është një nder i vërtetë për mua pasi ai është idhulli im i futbollit", deklaroi Gyasi. /Telegrafi/