Ronaldo ‘godet’ sërish Man United – bën një deklaratë të guximshme për pronarët e klubit
27/12/2024
Cristiano Ronaldo e ka paraqitur veten si personi i cili mund të rregullojë problemet e vazhdueshme të Manchester United teksa diskutoi për ambiciet e tij për t’u bërë në të ardhmen pronar i ndonjë klubi. Pesë herë fituesi i Topit të Artë i cili luan në Arabi tek Al-Nassr, ka qenë një kritikues i madh i Unitedit, gjatë kohës sa ishte pjesë e tyre dhe pas largimit.Në një intervistë me Rio Ferdinand në shtator, Ronaldo kishte thënë se klubi duhet të rindërtohet nga fillimi pas një sezoni të dobët nën urdhrat e Erik Ten Hag, i cili më vonë u shkarkua.Tre muaj më vonë duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards, 39-vjeçari u pyet sërish për problemet e ish-klubit të tij dhe përgjigja që dha ishte interesante.


