Please enter at least 3 characters.

Ronaldo është gati për Ajaxin, Can në dyshim

2019/04/Can-Ronaldo.jpg
273:"NAPLES, ITALY - MARCH 03: Giorgio Chiellini, Emre Can and Cristiano Ronaldo celebrate the 0-2 goal scored by Emre Can during the Serie A match between SSC Napoli and Juventus at Stadio San Paolo on March 3, 2019 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo është kthyer në stërvitje dhe pritet të luajë për Juventusin kundër Ajaxit, por Emre Can është në dyshim pas një lëndimi të kyçit të këmbës.

Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampioneve është të mërkurën mbrëma në Amsterdam dhe te Juventusi kishin dyshime për mungesën e Ronaldos.

Megjithatë, Ronaldo mori pjesë në njërën pjesë të seancës stërvitore të këtij mëngjesi me pjesën tjetër të skuadrës, duke sugjeruar se ai do të jetë gati të fillojë ose së paku të jetë në stol.

Ai ka qenë jashtë pas një problemi muskulor që nga detyra ndërkombëtare me Portugalinë, por ka punuar intensivisht me fizioterapeutët për tu rikthyer.

Emre Can, megjithatë, është një dyshim i madh pasi ai u lëndua gjatë fitores 2-1 të shtunës mbrëma ndaj Milanit.

Më shumë teste mjekësore do të kërkohen gjatë ditëve të ardhshme, por disponimi nuk është optimist te Bianconerët.

Sami Khedira bëri rikthimin e tij kundër Milanit një muaj pas operacionit në zemër, ndërsa u rikthyen edhe Paulo Dybala, Mario Mandzukic, Leonardo Spinazzola dhe Mattia De Sciglio. /Telegrafi/