Ronaldo e deshi kalimin te PSG para pandemisë
247:"CAGLIARI, ITALY - JULY 29: Juan Cuadrado of Juventus and Cristiano Ronaldo of Juventus react during the Serie A match between Cagliari Calcio and Juventus at Sardegna Arena on July 29, 2020 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
(Foto: Valerio Pennicino/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
04/08/2020
Cristiano Ronaldo kishte planifikuar të largohej nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të kësaj vere – raporton France Football.
Paris Saint-Germaini ishte destinacioni potencial i superyllit portugez, i cili në një periudhë të këtij sezoni nuk ishte i kënaqur te Zonja e Vjetër.
Sipas njoftimit, 35-vjeçari kishte dashur të luante në një skuadër me Kylian Mbappe dhe Neymar në kryeqytetin francez.
Mirëpo, kriza globale si pasojë e pandemisë së coronavirusit e ka penguar një transferim të tillë, ashtu që sulmuesi veteran pritet ta vazhdojë karrierën te Bianconerët.
Ronaldo iu bashkua Juventusit në vitin 2018 nga Real Madridi dhe tashmë e ka fituar dy herë radhazi titullin e Serie A. /Telegrafi/


