Roma synon fitore në shtëpi ndaj Cagliarit, formacionet zyrtare
Roma dhe Cagliari kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A.
Giallorossët janë nikoqir të klubit nga Sardenja në ndeshjen e vlefshme për javën e 34 në Serie A, e cila zhvillohet në Olimpico nga ora 18:00.
Skuadra e Cladio Ranierit është në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe synon fitore në shtëpi, pasi tri pikë do ta ngjitnin në pozitën e katërt.
Në anën tjetër, edhe mysafirët janë në formë të mirë dhe kanë udhëtuar për rezultat pozitiv në Romë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Roma: Mirante; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Lorenzo Pellegrini, Nzonzi; Kluivert, Pastore, El Shaarawy; DzekoCagliari: Cragno; Cacciatore, Pisacane, Ceppitelli, Luca Pellegrini; Ionita, Cigarini, Barella; Birsa, Joao Pedro; Pavoletti/Telegrafi/


