Please enter at least 3 characters.

Roma mendon për transferimin e një mbrojtësi

2017/08/download-e1503307006560.jpg
190:"Soccer Football - Serie A - Atalanta vs AS Roma - Bergamo, Italy - August 20, 2017 AS Roma's Aleksandar Kolarov celebrates scoring their first goal with teammates REUTERS/Alberto Lingria
7:"REUTERS

Roma duket se ende nuk e ka mbyllur me përforcime në repartin defensivë.

Klubi nga kryeqyteti italian është duke tentuar transferimin e një mbrojtési qendror.

E përditshmja italiane Corriere Dello Sport ka zbuluar edhe alternativat e Romës për një pozitë.

Mbrojtësi austriak Aleksandar Dragovic mbetet favoriti kryesor për t'iu bashkuar 'Giallorosëve'.

Për 24-vjeçarin skuadra gjermane Bayer Leverkusen po kërkon rreth 15 milionë euro.

Roma ka shfaqur interesim edhe për francezin e Liverpool, Mamadou Sakho.

28-vjeçari ka konfirmuar largimin nga Liverpool, ndërsa çmimi tij është rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë emri i ri në listën e Romës është ai i spanjollit Victor Ruiz.

Mbrojtësi i Villareal ka pasur dy sezone mjaftë të mira por problemi qëndron tek çmimi i tij që klubi spanjoll e kërkon mbi 20 milionë euro./Telegrafi/