Roma, gjithnjë e më larg Juves (Video)
Rreth 40 mijë shikues ishin mbledhur në Artemio Franchi për të përcjellë takimin derbi të kësaj jave në Serie A.
Fiorentina e filloi me dominim të lartë takimin, si në posedim, ashtu dhe me raste para portës.
Goli erdhi pasi lojtari më i mirë në fushë Pizzarro asistoi te Mario Gomez (19') i cili pos që kaloi në epërsi Violan iu kthye edhe golave për vete.
Ofanziva e madhe e Fiorentinas vazhdoi me Gomezin dhe Tomovic që dy herë kanë qenë shumë pranë golit të dyfishimit të rezultatit.
Në pjesën e dytë Roma startoi më mirë. Ljajic shfrytëzoi një asistim të Iturbes për të barazuar rezultatin dhe për t'u rikthyer në lojë.
Deri në fund të dyja skuadrat patën rastet e tyre në një lojë tejet interesante, por në fund rezultati mbeti 1-1.
Pas barazimit të tretë radahzi Roma mbetet plot shtatë pikë larg nga lideri Juventus, teksa ka një përparësi jo shumë të madhe prej 8 pikësh nga vendi i tretë Lazio. Fiorentina ka 31 pikë në vendin e gjashtë, tre pikë më pak se sa vendi i tretë, Lazio. /Telegrafi/


