Please enter at least 3 characters.

Roma dhe Zaniolo vendosin të qëndrojnë së bashku

2022/07/1365920012-scaled.jpeg
211:"ROME, ITALY - JANUARY 20: Nicolò Zaniolo of AS Roma gestures during the Coppa Italia match between AS Roma and US Lecce at Stadio Olimpico on January 20, 2022 in Rome, Italy. (Photo by Silvia Lore/Getty Images)
12:"Getty Images

Sipas Gazzetta dello Sport, Roma dhe Nicolò Zaniolo kanë marrë vendimin të refuzojnë të gjitha ofertat këtë verë, përfshirë edhe të Tottenhamin, dhe të diskutojnë një kontratë të re nga shtatori.

23-vjeçari italian është nën kontratë deri në qershor të vitit 2024 dhe kishte pasur disa tensione brenda klubit për zgjatjen e mundshme.

Është raportuar se klubi dhe Zaniolo ishin të hapur për oferta këtë verë, veçanërisht nga Juventusi.

Megjithatë, pasi Tottenham i Antonio Contes bëri një qasje të fortë, Roma duket se ka ndryshuar mendje.

Agjenti i lojtarit Claudio Vigorelli u takua me drejtorin sportiv të Romës, Tiago Pinto sot në Milano dhe ata vendosën të qëndrojnë së bashku të paktën për këtë sezon.

Ata mund të fillojnë negociatat për një kontratë të re në shtator, pasi të mbyllet afati kalimtar, me shpresën për një marrëveshje deri në qershor 2027.

Ishte e qartë se palët ishin gati për shitje, por vetëm për çmimin dhe destinacionin e duhur, por askush nuk ishte në gjendje të përmbushte vlerën prej 60 milionë eurosh të kërkuar nga Roma. /Telegrafi/