Please enter at least 3 characters.

Roma dhe Napoli në garë për Belottin

2020/03/GettyImages-1194508019.jpg
273:"REGGIO NELL'EMILIA, ITALY - JANUARY 18: Andrea Belotti of Torino FC looks on during the Serie A match between US Sassuolo and Torino FC at Mapei Stadium - Città  del Tricolore on January 18, 2020 in Reggio nell'Emilia, Italy (Photo by Alessandro Sabattini/Getty Images)
12:"Getty Images

Andrea Belotti do të largohet përfundimisht në verë nga Torino.

Sulmuesi italian prej kohësh po kërkohet nga skuadrat e mëdha, por që Torino hezitonte ta shiste atë.

26-vjeçari është që pesë vite pjesë e ‘Demave’ dhe ka kërkuar largimin në verë për tu transferuar tek ndonjë skuadër më e madhe.

Roma dhe Napoli janë dy skuadrat e mëdha italiane që po duan transferimin e lojtarit në verë.

Andrea Belotti. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Edhe pse klauzola e tij e largimit është 100 milionë, te Torino e dinë mirë se kjo shumë nuk do të paguhet.

Klubi torinez po kërkon nga skuadrat e interesuara për kapitenin e saj që së paku të paguajnë 40 milionë euro.

Reprezentuesi italian këtë edicion ka shënuar 15 gola në 31 takimet e zhvilluara mes kampionatit dhe kupës. /Telegrafi/