Rita Ora rikthehet në studio: Po kthehem në habitatin tim natyral
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka që nga muaji mars që nuk ka sjell ndonjë këngë të re.
Gjatë izolimit tre mujor si shkak i pandemisë globale COVID-19, Rita qëndroi e izoluar në një fshat në veriperëndim të Londrës, me motrën dhe miqtë e saj në një rezidencë luksoze.
Ajo pranoi se gjatë asaj kohe kishte kompozuar këngë të reja për albumin e saj të tretë, për të cilin artistja është duke punuar fort.
Tani Rita duket se është shumë pranë finalizimit të një kënge të re, teksa u shfaq në rrjetet sociale në disa fotografi të realizuara në studio.
Këngëtarja shqiptare dukej mjaft tërheqëse me një pamje natyrale pranë mikrofonit, ndërsa incizonte këngën e saj të re.
“Kthim në habitatin tim natyral”, shkroi 29-vjeçarja në mbishkrimin e këtyre fotografive, ndërsa dukej mjaft e lumtur që po realizonte projektin e ri.
Kënga e fundit që Rita Ora solli për fansat mbetet kënga “How to be lonely”, e publikuar në mars të këtij viti, e cila është pritur mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/


