Please enter at least 3 characters.

Rita: Nuk do të më njihni në “50 Shades of Grey”

2016/01/rita-nuk-do-t-euml-m-euml-njihni-n-euml-ldquo-50-shades-of-grey-rdquo_hd.jpg

Këngëtarja me origjinë shqiptare luan rolin e motrës së adoptuar të Christian Grey në filmin erotik të Sam Taylor-Wood, në të cilin luajnë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.

Ky do të jetë roli më i rëndësishëm filmik i 23-vjeçares, e cila është paraqitur shkurt në “Fast & Furious 6”, si dhe në filmin “Spivs” (2004).

“Isha e emocionuar, sepse ishte hera e parë që po bëja një film me fjalë, por ishte shumë bukur. Regjisorja Sam, ajo ishte mahnitëse, prandaj ishte këndshëm”.

“Jam shumë e entuziazmuar. Do të jetë shoku më i madh dhe më i jashtëzakonshëm ndonjëherë”, ka deklaruar biondja për MTV News.

Ajo ka thënë se është transformuar shumë për rolin dhe se fansat do ta kenë të vështirë ta njohin.

Filmi që është adaptim i romanit erotik të E.L. James, do të shfaqet në kinema në shkurt të vitit 2015. /Telegrafi/