Please enter at least 3 characters.

Rihapet tregu i Tetovës pas shtatë javëve

2019/06/bajram2.jpg
951:"Në tregjet dhe dyqanet e kryeqyteteve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Shqipërisë, në prag të festës së Fitër Bajramit vërehen frekuentim më i madh i qytetarëve të cilët janë duke bërë përgatitjet e fundit për pritjet e kësaj feste të madhe për besimtarët muslimanë. Rritja e fluksit të qytetarëve vërehet pothuajse në çdo vend të rajonit, përfshirë kryeqytetet Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, tregjet e të cilave duket se janë të përgatitura për t’u shërbyer qytetarëve, fluksi i të cilëve është në rritje krahasuar me ditët tjera. Në Shkup, në Çarshinë e Vjetër dhe tregun “Bit Pazar” tashmë besimtarët muslimanë po bëjnë përgatitjet e fundit për të pritur festën e madhe të fesë islame, duke blerë produktet që shtrohen tradicionalisht në sofrën e Bajramit. Pavarësisht gjendjes financiare, qytetarë të shumtë frekuentojnë tregun. ( Abdula Berisha - Anadolu Agency )
14:"Abdula Berisha

Më 19 mars ushte dita e fundit ku tregu i Tetovës ishte i hapur. Shtabi i Krizës mori vendim që të zvogëlohet rreziku nga përhapje me coronavirusin në ditën kur ka dendësi të madhe të njerëzve. Tregu gjatë ditëve tjera punonte.

Tregtarët thonë se gjatë ditës së tregut, përkatësisht të enjten, kanë mundësi të shesin më shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"Ka njerëz të cilët nuk mund të vinë në treg për të blerë pemë dhe perime. Ditët tjera punohej por më pak dhe kishte më pak lëvizje. Për blerësit është shtrenjt, megjithatë për ne çmimet janë të ulëta", thonë nga tregu i gjelbër.

Përveç tregut të gjelbër, u mundësua puna edhe te i ashtuquajturi tregu për gra dhe të gjitha vendet e hapura dhe të mbyllura për tregti.

"Për të parandaluar coronavirusin ka radarë që kujdesen edhe për dezinfektimin e tregjeve", thonë nga Komuna e Tetovës./Telegrafi/