Please enter at least 3 characters.

Ricky Martin konfirmon se është martuar me aktorin Jwan Yosef (Foto)

2018/01/GettyImages-902340042-e1515665789973.jpg
238:"BEVERLY HILLS, CA - JANUARY 07: Actor/singer Ricky Martin (R) and Jwan Yosef attend The 75th Annual Golden Globe Awards at The Beverly Hilton Hotel on January 7, 2018 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Ricky Martin konfirmon se është i martuar.

Aktori i njohur Ricky Martin ka konfirmuar se ai dhe partneri i tij, Jwan Yosef, janë martuar.

Duke folur për revistën "E!" në SHBA, Martin tha: “Jam një bashkëshort tani, e në muajt që vijnë do organizojmë një ceremoni të madhe”,

"Ne kemi shkëmbyer premtime, dhe kemi betuar gjithçka, si dhe kemi nënshkruar të gjitha letrat që na duheshin për kurorëzimin", vazhdoi Martin.

Ndërsa sa i përket dasmës së çiftit homoseksual, Martin tha se një festim tre-ditor është planifikuar.

Martin dhe artisti Yosef kanë qenë së bashku që nga viti 2016 dhe shpallën lidhjen e tyre të hapur më vonë, gjatë intervistës në "The Ellen DeGeneres Show". Ata janë prindër të binjakëve tetëvjeçarë: Matteos dhe Valentino.

Martin është ndër yjet e serisë së re "The Assassination of Gianni Versace: American Crime Story", ku luan rolin e të dashurit të projektuesit të vrarë të modës, Antonio D'Amico. /Telegrafi/