Please enter at least 3 characters.

Rezultatet dhe tabela pas javës së 18-të në Superligën e Kosovës – Ballkani lider, Dukagjini i fundit

2020/02/superliga-java-e-18.jpg

Sot (e diele) janë zhvilluar edhe ndeshjet e fundit të vlefshme për javën e 18-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

Java e 18-të e Superligës së Kosovës na ka sjell shumë takime interesante mes tyre edhe derbin e zjarrtë lokal mes Dritës dhe Gjilanit.

Derbi mes këtyre dy klubeve me rivalitet të madh përfundoi me fitoren e “Intelektualëve” me rezultat 2-0 falë dy golave nga Betim Haxhimusa.

Gjatë të dielës luajtën edhe Flamurtari me Trepçën ’89, ku fitore shënuan vendasit me rezultat 4-3, ndërsa Dukagjini dhe Llapi luajtën baras 0-0.

Të shtunën u zhvilluan gjithashtu tri ndeshje, ku nuk pati befasi dhe fitore shënuan skuadrat favorite.

Lideri Ballkani triumfoi me rezultat 3-0 në shtëpi ndaj Drenicës, Prishtina mposhti thellë 4-0 Vushtrrinë dhe Ferizaj e Feronikeli luajtën baras 1-1.

Pas përfundimit të kësaj jave, Ballkani është lider me 37 pikë, ndërsa pas tij vijnë Drita dhe Prishtina me nga 34 pikë.

Vendi i fundit mbahet nga Dukagjini me vetëm nëntë pikë, ndërsa në pozitën e 11-të gjendet Vushtrria me 15 pikë.

Rezultatet e javës së 18-të

Tabela

Çiftet e javës së 19-të

/Telegrafi/