Please enter at least 3 characters.

Rezultatet dhe renditja në Ligën e Parë: Drenica dhe Vëllaznimi në formë, Prishtina e Re fiton derbin 

2024/09/prishtina-e-re-1.jpg

Janë mbyllur ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Parë, grupet A dhe B, ku nuk munguan derbit dhe golat. Grupi A, Drenica ka marr fitoren e radhës, duke e mposhtur kësaj radhe Istogun me rezultat 2-0.Vëllaznimi po ashtu ka shënuar fitore, duke  mposhtur si mysafir Besën e Pejës me rezultat 4-3.Trepça ‘89 ka mposhtur Lirinë me rezultat 1-0, ndërsa edhe Mitrovica ka fituar ndaj Rilindjës 1974 me rezultat 1-0.Rahoveci dhe Trepça kanë ndarë pikët pas barazimit 1-1.

Denica dhe Vëllaznimi kanë nga 7 pikë në pozitat një dhe dy, ndërsa Trepça ‘89 dhe Rilindja 1974 janë në pozitat tre dhe katër me nga 6 pikë.

Trepça është e pesta me 4 pikë, ndërsa Liria, Besa, Istogu dhe Mitrovica kanë nga tri pikë. Rahoveci është i fundit me 1 pikë.


Sa i përket Grupit B, Prishtina e Re ka fituar derbin me Vushtrrinë me rezultat 3-1, në një ndeshje të bukur me rikthim dhe euro gola.Fitore ka marr edhe Dinamo e Ferizajt që ka mposhtur KEK-un si mysafir me rezultat 1-0.Vjosa ka mposhtur 2 Korriku me rezultat 2-1 ndërsa Fushë Kosova ka triumfuar ndaj Ramiz Sadiku me rezultat 1-0.Kika ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 1-0.

Dinamo dhe Prishtina e Re kanë nga 9 pikë, ndërsa Vjosa është pas tyre me 6 pikë.

KEK-u, Kika, Vushtrria dhe Fushë Kosova kanë nga 4 pikë, ndërsa 2 Korriku dhe Ramiz Sadiku kanë nga 1 pikë.

Flamurtari i Faruk Statovcit është i fundit  pa pikë./Telegrafi/