Please enter at least 3 characters.

Revolucion në futbollin e femrave: Francezja bëhet lojtarja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave

Afati i stuhishëm i transferimeve të verës në futbollin e femrave njoftoi vazhdimin e zhvendosjes së kufijve kur bëhet fjalë për vlerën e transferimeve, dhe një rekord i ri u vendos me transferimin e lojtares së kombëtares franceze Grace Geyoro nga PSG te London City Lionesses.

Vetëm dy muaj më parë, u thye rekordi prej 1.15 milion eurosh për një futbolliste femër. Kjo u bë nga Arsenali kur bleu kenianen Olivia Smith nga Liverpooli.

Megjithatë, Orlando Pride bëri një lëvizje historike në futbollin e femrave duke nënshkruar me lojtaren meksikane Lizbeth Ovalle nga Tigres UANL Femenil për një tarifë transferimi rekord botëror prej 1.5 milion dollarësh (1.3 milion eurosh) duke thyer rekordin e Smith.

Por, tani një marrëveshje tjetër tejkalon rekordin e mëparshëm të vendosur nga transferimi i Ovalles te Orlando Pride, pasi mbajtësja e re e rekordit është Grace Geyoro.

London City Lionesses i pagoi PSG-së 1.65 milionë euro për shërbimet e saj, dhe në afatin aktual kalimtar, u realizuan pesë nga shtatë transferimet më të mëdha të të gjitha kohërave.

Geyoro është një lojtare e ekipit kombëtar francez prej shumë kohësh. Që nga viti 2017, mesfushorja ka luajtur 103 ndeshje për ekipin kombëtar francez dhe ka shënuar 23 gola.

Ajo e filloi karrierën e saj si seniore te PSG në vitin 2014, dhe me klubin fitoi një titull, tre kupa dhe pati dy finale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/