Please enter at least 3 characters.

Reshjet e borës në Vushtrri - Rrugët janë të kalueshme, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes

2024/12/471190093_599288875932567_4855903570449961303_n.jpg

Sot ka pasur reshje të borës në shumë qytete të vendit.

Reshje të tilla ka pasur edhe në qytetin e Vushtrrisë, shkruan Telegrafi.

Të gjitha rrugët tashmë janë pastruar dhe janë të kalueshme për qytetarët. Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Rrugët e pastruara janë në fshatrat Gumnishtë, Pasomë, Stroc dhe Beçuk.

Pastrimi i rrugëve nga bora në fshatrat e Vushtrrisë

“Pastrimi i rrugëve është bërë në fshatrat Gumnishtë, Pasomë, Stroc dhe Beçuk”, ka thënë Idrizi.

Idrizi i ka ftuar të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes. /Telegrafi/