Please enter at least 3 characters.

Reperi DMX në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të mbidozës

2021/04/0_DMX-In-Concert-New-York-New-York-e1617484368295.jpg

Rep-artisti i njohur, DMX, raportohet së është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai ka pësuar sulm në zemër, për shkak të mbidozës që kishte me lëndë narkotike, shkruan Mirror.

50-vjeçari pas kësaj është shtruar në spital, në njësinë e kujdesit kritik në White Plains të New York.

Thuhet se ai kishte 'abuzuar' me lëndë narkotike të ditën e djeshme (e premte) rreth orës 11:00.

Shumë fansa kanë përmbytur mediat sociale me postimet e tyre për yllin ndërsa ai mbetet në spital nën kujdesin intensiv. /Telegrafi/