Please enter at least 3 characters.

Rënie rekorde e rublës ruse

2016/01/4536FA32-85B5-44CB-A439-11730BBCDC7F_mw1024_s_n-e1413267815574.jpg

Rubla ka rënë në nivele të reja rekorde kundrejt euros dhe dollarit. Monedha ruse ka rënë në 51.3 ndaj euros – duke thyer rënien rekorde në mars – dhe 40.49 ndaj dollarit.

Rënia ka ndodhur me gjithë intervenimin e fundit të qeverisë.

Shefja e Bankës Qendrore ruse, Elvira Nabiullina, ka thënë se banka ka derdhur rreth 6 miliardë dollarë në mbështetje të monedhës qysh më 3 tetor.

Sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë, për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes për separatistët pro-rusë, kanë përjashtuar disa firma të mëdha ruse nga tregjet ndërkombëtare të borxheve.

Në Rusi ka rënë po ashtu edhe çmimi i naftës. /Telegrafi/