Please enter at least 3 characters.

Refiqe Tërnava: Terroristët nuk kanë fe (Video)

2017/06/refiqe01-e1496337356965-780x439-1.jpg

Refiqe Tërnava, kandidate për deputete nga Aleanca Kosova e Re, ka thënë se nuk mund të thërrasësh në emër të fesë për të mbytur njerëz të pafajshëm, ngase sipas saj feja nuk lejon një gjë të tillë.

“Asnjë lloj feje nuk e lejon një gjë të tillë. Terroristët nuk kanë fe, terroristët nuk kanë racë, terroristët janë vetjak në atë ideologji të tyre apo në mentalitetet e tyre, që besoj janë të sëmurë”, ka thënë Tërnava në një intervistë për konica.al.

Përveç kësaj, sipas saj, aleati më i madh i Kosovës janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne duhet të nisemi prej asaj, prej thënieve tona që ai i cili nuk e falënderon njeriun nuk e ka falënderuar as Zotin. Ne i jemi falënderues njerëzve të cilët na kanë shpëtuar nga tërë ajo torturë që kemi pasur gjatë periudhës së luftës dhe do të jemi gjithnjë falënderues ndaj tyre”. /Telegrafi/