Please enter at least 3 characters.

Reçica: Ushtria e Kosovës bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese (Video)

2016/07/seanca-e-kuvendit-27-Mars-Elmi-Recica-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka thënë se është marrë vendimi që Ushtria e Kosovës të krijohet përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Lista Serbe nuk është problem për ne, por është presioni i drejtpërdrejtë nga Beogradi për të marrë vendime për interesat e Kosovës”, tha Reçica në emisionin “Kontakt”

Sipas tij, Lista Serbe është rikthyer në institucionet e Kosovës dhe se “nuk duhet shumë për të kuptuar se si ka ndodhur dhe pse ka ndodhur pikërisht në këtë kohë”!

Reçica shtoi se SHBA-të e mbështesin Kosovës dhe “situatën në Kosovë e shohin pak më gjerë”.