Please enter at least 3 characters.

Recetë dukagjinase për përgatitje të ajvarit

2019/09/Screenshot_3-8.jpg

Shfrytëzoni sezonin e specave dhe domateve dhe filloni përgatitjen e zahireve.

Në grupin “Maniakë t’Kuzhinës”, Visare Krasniqi e ka treguar mënyrën dukagjinase se si mund të përgatitni ajvar shumë të shijshëm, transmeton Telegrafi.

Më poshtë e keni recetën sipas saj:

Specat i pastroni mirë nga farat dhe pastaj i pastroni prapë. Përmbi ua hidhni një kovë të madhe me ujë të vluar për t’i zbutur. Specat i lini pastaj të ‘kullohen’ për një orë.

Pas kësaj, i bluani imët.

Mbi shporet e lini tepsinë që të nxehet dhe, posa të nxehet pak, e hidhni ajvarin e bluar në tepsi.

E zieni ajvarin në tepsi për 2 orë.

Gjatë 30 minutave të fundit të zierjes, mbi ajvar i hidhni këta përbërës:

- 3 filxhanë vaj
- 2 lugë të gjellës kripë (jo shumë të mbushura)
- 3 lugë të gjellës sheqer
- Në fund edhe pak vaj

Ajvari zihet derisa të ç’kapet nga tepsia dhe derisa yndyra të del pak anash.

Sipas saj, nga kjo tepsi duhet të nxirrni 1 kilogramë e pak ajvar. /Telegrafi/Për ta parë recetën në grup, klikoni KËTU