Please enter at least 3 characters.

“Realiteti” i hidhur i shkollave amerikane, mësuesja tregon vendet e “përkryera” për t’u fshehur në rast të ndonjë sulmi të armatosur

2022/06/1-29-e1654175087470.jpg

Një mësuese nga Teksasi është bërë sensacion me një video të postuar së fundmi në TikTok, ku këshillon tjerët se ku duhet fshehur për të shmangur sulmuesit e armatosur që po futen së fundmi shpesh nëpër shkollat amerikane.

Rasti më i fundit ishte ai në një shkollë fillore në Uvalde, ku humbën jetën 19 nxënës dhe dy mësuese, transmeton Telegrafi.

Deri më tani videoja e saj ka marrë mbi 14 milionë shikime, ku ajo tregon në detaje planin e “fshehjes” në rast se ndonjë person i armatosur futet brenda shkollës.

Bëhet fjalë për Taylor Mora – mësuese e gjuhës angleze në San Antonio të Teksasit, e cila i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave të sulmit vdekjeprurës në Uvalde.

Ajo shihet sesi futet në dollap dhe mbyll derën sikur të mos ishte askush brenda – duke e mashtruar potencialisht sulmuesin. /Telegrafi/