Reali ndjek nga afër Dzekon
231:"FLORENCE, ITALY - NOVEMBER 03: Edin Dzeko of AS Roma in action during the Serie A match between ACF Fiorentina and AS Roma at Stadio Artemio Franchi on November 3, 2018 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)
(Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
19/11/2018
Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi në afatin kalimtar të janarit.
Sipas AS, vëzhgues të Los Blancos kanë ndjekur nga afër Edin Dzekon në ndeshjen Spanjë-Bosnje dhe Hercegovinë.
Në këtë ndeshje të zhvilluar në Estadio de Gran Canaria sulmuesi i Romës luajti për 84 minuta, por nuk arriti të shënojë ndonjë gol.
Në javët në vazhdim Reali pritet t'ia prezantojë ofertën skuadrës nga Roma, me shpresën që nuk do refuzohen.
Dzeko ishte kërkuar shumë nga Chelsea gjatë verës, por lojtari kishte refuzuar vazhdimisht Blutë.
Miqësorja mes Spanjës dhe Bosnjës përfundoi në të mirë të spanjollëve me rezultat 1-0, golin e vetëm e shënoi Brais Mendez.
32-vjeçari këtë sezon në Serie A ka shënuar vetëm dy gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/


