Reali luan ndaj Osasunas për ta marrë kreun e tabelës – formacionet zyrtare
27/10/2021
Estadio Santiago Bernabeu është arena e përballjes ndërmjet Real Madridit dhe Osasunas, e vlefshme për xhiron e njëmbëdhjetë të La Ligas.
Los Blancos pozicionohen në vend të dytë ne renditje me një pikë më pak se Real Sociedadi, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Osasuna ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë, mirëpo ka vetëm dy pikë më pak se Mbretërit.
Strategët Carlo Ancelotti dhe Jagoba Arrasate i kanë zgjedhur njëmbëdhjetëshat startues të këtij takimi.
Formacioni startues i Real Madridit: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Camavinga, Casemiro, Kroos; Asensio, Benzema, Vinicius.
/Telegrafi/


