“Reali e përzuri Casillasin”
15/07/2015
Pas 25 vitesh karriere me Los Blancos, ikona e këtij klubi nënshkroi me Porton për dy vitet e ardhshme.
Gjatë qëndrimit të tij në portën e Mbretërve, klubi ka fituar, mes tjerash, pesë tituj të La Ligas dhe tre trofe të Ligës së Kampionëve.
“Casillasi asnjëherë nuk ka dashur të hidhet nga anija dhe ta braktisë Madridin. Ai është detyruar”.
“Casillasi nuk kërkoi të largohej, ai është hidhëruar sepse për largimin e tij vendimet janë marrë prapa shpine”.
“Ai duhej të largohej, prandaj e pranoi këtë, por në asnjë moment Casillasi nuk e ka kërkuar largimin”.
“Nuk ka qenë e drejtë për Ikerin, nuk ka qenë largimi që meriton – ka qenë një katastrofë”, është shprehur Marquez për Marca dhe Cope. /Telegrafi/


