Please enter at least 3 characters.

Reali dëshiron ta shes te Chelsea, uellsiani preferon kalimin te United

2019/02/Bale-1-1.jpg
279:"MADRID, SPAIN - JANUARY 21: Gareth Bale of Real Madrid CF celebrates scoring their second goal during the La Liga match between Real Madrid CF and Deportivo La Coruna at Estadio Santiago Bernabeu on January 21, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi dëshiron ta shesë gjatë afatit kalimtar të verës Gareth Balen te skuadra e Chelseat.

Megjithatë, agjenti i uellsianit, Jonathan Barnett, do të preferonte që lojtari të përfundonte te Manchester United.

Kështu së paku thonë burimet e drejtorit kryesor të Okdiario Eduardo Inda, i cili ka folur në El Chiringuito.

"Real Madridi dëshiron ta transferojë atë te Chelsea këtë verë gjersa agjenti i lojtarit te Manchester United".

"Meqë dëshirojnë ta shesin, lojtari kërkon ta lënë atë të zgjedhë destinacionin, por në klub thonë se jo, sepse (Eden) Hazard është bërë dhe Bale do të shërbejë si sjkëmbim", tha Inda.

Së bashku me faktorin e Hazardit, gjithashtu sugjerohet se madrilenët do të preferonin ta shesin te The Blues pasi i shohin Djajtë e Kuq si një rival më të madh evropian.

Ndryshe, 29-vjeçari deri më tani është paraqitur në 145 ndeshje për Los Blancos dhe ka shënuar 76 gola. /Telegrafi/