Please enter at least 3 characters.

Real Madridi u përpoq të nënshkruajë me Joao Felixin për 130 milionë euro, por lojtari zgjodhi Atleticon

2019/06/Joao-Felix-10.jpg
284:"FRANKFURT AM MAIN, GERMANY - APRIL 18: Joao Felix of Benfica controls the ball during the UEFA Europa League Quarter Final Second Leg match between Eintracht Frankfurt and Benfica at Commerzbank-Arena on April 18, 2019 in Frankfurt am Main, Germany. (Photo by Maja Hitij/Getty Images)
12:"Getty Images

Real Madridi mendohet se ka dështuar të transferojë talentin e madh portugez të Benficas, Joao Felix.

Atletico Madridi thuhet se pagoi klauzolën e lirimit të Joao Felix prej 120 milionë eurosh dhe ai do të bëhet lojtar i Los Colchoneros.

Por, Real Madridi bëri përpjekjet e tyre për të joshur talentin portugez për t'u transferuar në Santiago Bernabeu. kryeqytetin spanjoll.

Pep Guardiola dhe interesimi i Manchester Cityt për të riun ishte gjithnjë i madh, por përpjekjet e Real Madridit për të nënshkruar lojtarin nuk janë raportuar aq gjerësisht.

Joao Felix (Foto: Carlos Rodrigues/Getty Images/Guliver)

Florentino Perez bëri përpjekje për të arritur marrëveshjen duke vënë një ofertë prej 130 milionë euro në tavolinë, por 50 milionë euro të asaj shifre do të vinin si bonuse.

Kjo nuk ishte në gjendje për të ndryshuar dëshirën e lojtarit dhe përfaqësuesit e tij për t'u transferuar në Wanda Metropolitano, ku ka mbetur vetëm zyrtarizimi. /Telegrafi/