Please enter at least 3 characters.

Real Madridi synon transferimin e Eriksenit në janar

2019/12/Eriksen-1.jpg
289:"MUNICH, GERMANY - DECEMBER 11: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur applauds fans following defeat during the UEFA Champions League group B match between Bayern Muenchen and Tottenham Hotspur at Allianz Arena on December 11, 2019 in Munich, Germany. (Photo by Michael Regan/Getty Images)
12:"Getty Images

Gjigantët spanjollë të La Ligas, Real Madridi është në kërkim të yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen, në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi danez është në vitin e fundit të kontratës së tij me Spurs dhe ka refuzuar një numër të madh ofertash rinovimi pasi ai është në kërkim të për t'u bashkuar me një klub të ri në muajt e ardhshëm.

Sipas raportit të fundit nga Daily Express, Reali është i gatshëm të përfitojë nga situata dhe të bëjë një veprim për Eriksen në afatin kalimtar dimëror.

Mbretërit duan të ndërhyjnë më shpejt për të fituar garën pasi Eriksen pëlqehet shumë edhe nga Juventusi, Interi dhe Manchester United.

Raporti deklaroi më tej se për këtë qëllim, hierarkia e Los Blancos është e gatshme të shesë mesfushorin Iscon për një çmim prej 50 milionë eurosh, ku Chelsea është klubi më i interesuar për spanjollin.

Eriksen ka qenë te Spurs që nga vera të vitit 2013 kur ai u transferua nga klubi holandez Ajax për një tarifë transferimi të raportuar prej 13.50 milionë eurosh. /Telegrafi/