Real Madridi identifikon yllin spanjoll si të duhurin për ta përforcuar mesfushën
Me pensionimin e Toni Kroos verën e kaluar dhe largimin e hershëm të Casemiros në 2022, Real Madridi e gjen vetën në nevojë urgjente për një përforcim në mesfushë. Vetëm Luka Modric, i cili do të mbush 40 vite në shtator, mbetet nga treshja legjendare e asaj mesfushe që fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve mes 2015 dhe 2018.Tani, ‘Los Blancos’ po e hulumton tregun për ta sjellë një mesfushor të ri dhe një emër po qëndron si kandidat më i favorizuar se sa të tjerët.Bëhet fjalë për Martin Zubimendin i cili aktivizohet tek Real Sociedadi dhe i cili po shihet si zëvendësuesi më adekuat i Toni Kroos.Drejtuesit e klubit e shohin atë si një përzierje të Xabi Alonsos dhe Rodrit – një lojtar i cili është në gjendje të orkestrojë lojën e ekipit nga qendra e fushës dhe të rrisë kapacitetet e bashkëlojtarëve.


