Please enter at least 3 characters.

Real Madridi dhe Barcelona në ‘luftë’ për Alaban

2020/03/alaba.jpg

Mbrojtësi i Bayern Munichut, David Alaba ka përfunduar në radarin e klbeve të mëdha nga La Liga.

Alaba ka kontratë të vlefshme me klubin e madh gjerman deri në verën e vitit 2021.

Megjithatë, sipas gazetës Bild, lojtari i gjithanshëm nuk është i bindur se dëshiron të zgjasë kontratën e tij me Bayernin.

Këtë situatë janë të interesuar të shfrytëzojnë klubet e mëdha evropiane, në veçanti ato spanjolle.

Thuhet se Reali dhe Barcelona janë të dy të interesuar për reprezentuesin austriak, i cili është në sezonin e tij të 11-të me Bayernin.

Bayerni thuhet se po mendon ta shesë Alaban këtë verë për të mos e humbur atë falas vitin e ardhshëm. /Telegrafi/