Please enter at least 3 characters.

Real Madrid 0-1 Barcelona: Notat e lojtarëve nga El Clasico e fundit sezonale në La Liga

2019/03/ionel-Messi-Vinicius-Junior-e1551563535852.jpg
263:"MADRID, SPAIN - MARCH 02: Lionel Messi of Barcelona and Vinicius Junior of Real Madrid in action during the La Liga match between Real Madrid CF and FC Barcelona at Estadio Santiago Bernabeu on March 02, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Barcelona fitoi me rezultat 0-1 ndaj Real Madridit në Santiago Bernabeu në kuadër të El Clasicos së dytë dhe të fundit për sezonin 2018/19 në La Liga.

Golin e vetëm për katalunasit e shënoi Ivan Rakitic në minutën e 26-të, kroati shënoi një parabolë të bukur.

Si heroi i takimit 30-vjeçari ishte lojtari me notën më të lartë në ndeshje pasi përveç goli arriti të bëjë edhe një paraqitje të mirë në mesfushë.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Me notë të lartë te mysafirët u vlerësuan edhe Clement Lenglet, Sergi Roberto, Gerard Pique dhe Lionel Messi.

Duhet theksohet se edhe portieri Marc-Andre ter Stegen bëri një paraqitje të mirë, ai së bashku me mbrojtësit ishte një nga më meritorët që katalunasit nuk pranuan gol.

Te Los Blancos më i miri ishte Luka Modric, por në nivel ishin edhe Sergio Regulion dhe Vinicius Junior.

Ata që dëshpëruan te vendasit ishin Casemiro, Gareth Bale dhe Karim Benzema, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Real Madrid:

Barcelona:

/Telegrafi/