Please enter at least 3 characters.

Reagon SHBA në lidhje me vendimin e qeverisë për Ushtrinë: Nuk u konsultuat me ne

2017/09/ambasada-e-shba-ve-opozita-t-euml-heq-dor-euml-nga-p-euml-rdorimi-i-dhun-euml-s-si-taktik-euml-politike-hd.jpg

Ambasada Amerikane në Kosovë ka publikuar një deklaratë në lidhje me projektligjet e aprovuara nga Qeveria, sot, për transformimin e FSK-së në ushtri.

Në deklaratën e saj, ambasada e SHBA-së thotë të mos jetë këshilluar në lidhje me këto projektligje dhe se duhet të i analizojë ato për ta ditur qëllimin e tyre.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë e kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për ushtri dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën rreth mënyrës për ta arritur këtë. Ne kemi këshilluar një qasje të matur që e mban Kosovën në përputhje me aleatët tanë në NATO për këtë hap të rëndësishëm.

Nuk jemi këshilluar për çastin e këtij lajmërimi dhe do të na duhet t’i analizojmë projektligjet për ta kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre. Përpjekjet tona të disa javëve të shkuara janë përqendruar në ndërtimin e konsensusit të brendshëm për dialogun e rëndësishëm me Serbinë.

Vazhdojmë të besojmë se normalizimi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparim në të ardhmen e afërt”, thuhet në deklaratën e dërguar në media të ambasadës së SHBA-së", thuhet në njoftimin e ambasadës, përcjell Telegrafi.