Please enter at least 3 characters.

Rasti i 18 vjeçares, Pacolli shpërblen këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë për kapjen e të dyshuarit

2021/08/Behgjet-Pacolli-raporton-ne-Komisionin-per-Pune-te-Jashtme-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se do të ofrojë shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e 18 vjeçares nga Ferizaj.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se si baba i tre vajzave ndihet i trishtuar për këtë rast.

“Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të M.O. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!”, shkruan Pacolli. /Telegrafi/