Please enter at least 3 characters.

Rashica ka marrëveshje me Galatasarayn, javë vendimtare për transferimin e tij në Stamboll

2022/10/GetPaidStock.com-635c4352bb8f3.jpg
265:"KAYSERI, TURKIYE - OCTOBER 15: Milot Rashica of Galatasaray in action during the Turkish Super Lig week 10 soccer match between Yukatel Kayserispor and Galatasaray in Kayseri, Turkiye on October 15, 2022. (Photo by Sercan Kucuksahin/Anadolu Agency via Getty Images)
31:"Anadolu Agency via Getty Images

Milot Rashica dëshiron me çdo kusht rikthimin në Stamboll ku sezonin e fundit e kaloi si i huazuar te Galatasaray.

Sulmuesi kosovar është rikthyer në Angli te Norwich City, por që nuk dëshiron qëndrimin te kjo skuadër.

Drejtuesit e dy skuadrave prej javësh janë në bisedime për transferimin e Rashicës te Galatasaray, por ende nuk kanë arritur një marrëveshje.

Norwich kërkon 10 milionë euro për ta lënë të lirë kosovarin, derisa Galtasaray nuk është në gjendje të paguaj më shumë se 7,5 milionë euro dhe atë me këste brenda dy viteve.

Skuadra angleze ka rënë në nëntë milionë euro, por turqit nuk janë në gjendje të shpenzojnë më shumë.

Rashica po shtynë që marrëveshja të përfundojnë duke i thënë skuadrës angleze se dëshiron vetëm transferimin te Galata pasi tanimë ka një marrëveshje personale me ta.

Gjithsesi kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e reprezentuesit kosovar, ku Galatasaray është pranë shitjes së Nicolo Zaniolos dhe kjo do t'i hapte rrugën Rashicës për tu rikthyer në Stamboll. /Telegrafi/