Rashfordit mund t’i ndalohet të luajë për Barcelonën – del në pah skenari i tmerrshëm
Marcus Rashford mund të pengohet të luajë për Barcelonën përpara transferimit të tij nga Manchester United. Gjigantët e La Ligas kanë rënë dakord të mbulojnë pagën e 27-vjeçarit gjatë gjithë huazimit njëvjeçar, pasi ai pranoi një ulje page prej 25 për qind.Rashford pritet të zyrtarizohet gjatë kësaj jave, por mund të pengohet të luajë për blaugranasit në sezonin 2025/2026.Barcelona u drejtua nga Rashford pasi dështoi të nënshkruajë me Nico Williams, me presidentin e La Ligës, Javier Tebas, që deklaroi se transferimi i yllit të Athletic Bilbaos dështoi për shkak se klubi nuk mund të garantonte regjistrimin e tij.Dhe Rashford është paralajmëruar se mund të përballet me një çështje të ngjashme sapo të kompletohet kalimi i tij te Barça.Sipas Andy Brassell, nuk ka garanci që reprezentuesi i Anglisë do të mund të luajë për Barcelonën.


