Please enter at least 3 characters.

Rashford për Ronaldon: Nuk ka inspirim më të madh në futboll

2018/11/Marcus-Rashford.jpg
291:"MANCHESTER, ENGLAND - FEBRUARY 25: Marcus Rashford of Manchester United looks on during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Manchester United and FC Midtjylland at Old Trafford on February 25, 2016 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, ka folur para ndeshjes kundër Juventusit në Torino në kudër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Anglezi shprehet i emocionuar teksa do takohet edhe një herë me idhullin e tij, Cristiano Ronaldo.

21-vjeçari tregon respket të madh për portugezin, por jo dhe frikë.

Marcus Rashford gjatë një dueli me Alex Sandron e Juventusit (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

"Për mua nuk ka inspirim më të madh në futboll. Mund të flas për shumë lojtarë të rinj të Unitedit dhe tifozë të cilët e kanë ndjekur kur ishte këtu".

"Shumica nga ne kanë vazhduan ta ndjekin karrierën e tij dhe ja pse është special për Unitedin".

"Nëse një herë luan për këtë klub ju bëheni pjesë e familjes edhe nëse vazhdon para. Është diçka që gjithmonë të mbet në zemër, ju mund ta shikonit këtë kur ai u rikthye në Old Trafford".

"Kur luani ndaj një lojtari të tillë duhet të kesh respekt për kualitet e tij, por njëkohësisht duhet të luash lojën tënde dhe nuk duhesh të tregosh frikë ndaj një lojtari të tillë", ka thënë Rashford. /Telegrafi/