Please enter at least 3 characters.

Raportohet i zhdukur një person në Ferizaj, rasti po hetohet

Një person është raportuar i zhdukur në fshatin Dardani të Ferizajt.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është paraqitur më 29 korrik, rreth orës 19:30, kur një grua ka njoftuar policinë se djali i saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente.