Please enter at least 3 characters.

Raporti për COVID-19: Katër të vdekur dhe 12 raste të reja

2020/09/Koronavirusi-Covid19-klinika-infektive-foto-Ridvan-Slivova-27.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.481 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 77 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.259.

Në total numri i rasteve aktive është 1.157.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 14.901 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.447.040 doza të vaksinës.

Deri më sot 623.183 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Telegrafi/