Please enter at least 3 characters.

Raporti 24 orësh i COVID-19 në Kosovë - një i vdekur dhe shtatë raste të reja

2021/06/Laboratoret-per-COVID-19-ne-IKSHPK-foto-Ridvan-Slivova-26.jpg

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2,117 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 434.

Sot janë shëruar 103 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.894.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.907 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 98.277 doza të vaksinës. /Telegrafi/