Please enter at least 3 characters.

Rangnick i Leipzigut: Ofertave të Bayernit për Wernerin nuk mund t'iu rezistojmë

2019/01/Timo-Werner-e1548250156556.jpg
248:"SALZBURG, AUSTRIA - NOVEMBER 29: Timo Werner of Leipzig runs with the ball during the UEFA Europa League Group B match between RB Salzburg and RB Leipzig at on November 29, 2018 in Salzburg, Austria. (Photo by Alexander Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Bayern Munich ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në skuadër duke sjell lojtar të rinj në çdo repart të ekipit. 

Një prej lojtarëve që iu intereson bavarezëve është edhe sulmuesi i RB Leipzigut, Timo Werner, i cili shihet si pjesë e rëndësishme e të ardhmes së rekordmeister.

Edhe menaxheri i skuadrës së Leipzigut, Rafl Rangnick, ka pohuar se nuk do të mund t'i rezistojnë ofertave të kampionëve edhe pse do të dëshironin ta mbajnë lojtarin edhe për një kohë shumë të gjatë.

Werner është njëri nga sulmuesit e ri më të mirë në qarkullim

“Nëse Bayerni është serioz, do të na vështirësonte gjërat. Por ata shpesh luajnë me një sulmues, prandaj e shoh atë me ne për dy apo tre vjetët e ardhshme”, pohoi Rangnick.

Gjithashtu u raportua se Real Madridi dhe Barcelona po interesohen për shërbimet e reprezentuesi gjerman që këtë sezon po vazhdon me paraqitje të mira në ligën elitare gjermane.

Lojtarit kontratë me skuadrën aktuale i mbaron gjatë verës së vitit 2020 dhe vlerësohet se kushton rreth 60 milionë euro.

Ndryshe, 22-vjeçari deri më tani është paraqitur në 81 raste dhe ka shënuar 45 gola. /Telegrafi/