Please enter at least 3 characters.

Ramush Haradinaj, për vdekjen e Astrit Deharit: Shteti të japë përgjigje për atë që ndodhi sot në Prizren

2016/09/Ramush-Haradinaj-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shpreh ngushëllimet e tij për familjen, miqtë dhe kolegët e aktivistët të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Deharit, që sot humbi jetën tragjikisht në burgun e Prizrenit.

“Vdekja e Astrit Deharit, një aktivisti politik, në një burg në Kosovë, pavarësisht rrethanave të vdekjes, është një ngjarje e trisht për të gjithë ne, edhe si politikë edhe si shtet!Kemi mundur të kishim bërë më shumë për Astrit Deharin dhe shumë bashkëmoshatarë të tij, të cilët po shohin gjithnjë e më pak shpresë në këtë vend!Shteti duhet të japë përgjigje për atë çfarë ndodhi sot në Prizren.Në këto momente dhimbjeje për familjen, miqtë dhe kolegët e tij në Vetëvendosje, në emrin tim dhe të kolegëve të mi në AAK, ngushëllimet më të sinqerta!”, thuhet në letrën e Haradinajt. /Telegrafi/