Please enter at least 3 characters.

Ramos: Për mua vlen lumturia, jo paratë

2016/01/ramos-p-euml-r-mua-vlen-lumturia-jo-parat-euml_hd.jpg

Legjenda italiane gjatë një interviste për Gazzetta dello Sport ka thënë se mbrojtësi spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën me Real Madridin, pasi klubi nuk e i ofron sa duhet.

Sacchi e kishte cituar vet futbollistin t’i kishte thënë se ai është i gatshëm që t’ia kushtojë të ardhmen klubit mbretëror, porse presidenti Florentino Perez i ka kërkuar ulje të pagës.

Megjithatë, Ramos, i cili ka edhe dy vjet e gjysmë në kontratën e tij, ka shkruar në rrjetet sociale se situata aktuale nuk ka të bëjë me paratë.

“Përkundër dashurisë dhe respektit ndaj Sacchit, unë nuk shqetësohem për kontratën time të re”.

“Asnjëherë nuk jam udhëhequr nga paratë. Lumturia e të dashurve të mi dhe e imja, janë mbi të gjitha”, ka shkruar spanjolli. /Telegrafi/