Please enter at least 3 characters.

Ramos: Kurrë nuk kam ëndërruar që mund t'i shënoj 100 gola

2019/01/Ramos-Real-Madridi.jpg
305:"MADRID, SPAIN - JANUARY 09: Sergio Ramos of Real Madrid CF celebrates with teammates after scoring his team's opening goal during the Copa del Rey Round of 16 match between Real Madrid CF and CD Leganes at estadio Santiago Bernabeu on January 09, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)
12:"Getty Images

Sergio Ramos ka deklaruar se nuk ka ëndërruar asnjëherë të shënojë 100 gola, pasi misioni i tij si mbrojtës ka qenë t'i ndalojë ato.

Spanjolli shënoi për 1-0 kundër Leganes të mërkurën mbrëma dhe ky ishte goli i tij i 100-të në karrierë.

Ai ka folur për gëzimin e tij për këtë arritje teksa shpjegoi se ai kurrë nuk ka pritur një gjë të tillë duke pasur parasysh pozicionin e tij si mbrojtës.

"Unë jam një mbrojtës krenar", shkroi ai fillimisht në postimin e tij në Instagram.

"Misioni im si qendërmbrojtës dhe më parë si mbrojtës krahu, kurrë nuk ka qenë për të shënuar gola, por për t'i ndaluar ato".

"Kjo është arsyeja pse arritja e 100 gola është diçka e veçantë që, ashtu si çdo gjë tjetër në karrierën time, kurrë nuk kam ëndërruar kur fillova të luaj".

Festa e Ramosit pas golit të 100-të (Foto: Marca)

"Ne do të vazhdojmë të punojmë shumë dhe të përqendrohemi çdo ditë për të fituar besimin dhe mbështetjen tuaj", përfundoi ylli spanjoll.

Ndryshe, Ramos ka shënuar 80 gola për klubin e tij të tanishëm, tre për Sevillën dhe 17 për Spanjën. /Telegrafi/

Foto: Marca