Please enter at least 3 characters.

Rama takon Erdoganin në samitin e NATO-s: Në fokus situata në veri të Kosovës

2023/07/347605445_833246961504300_7780925987122739294_n.jpg

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kuadrin e samitit të NATO-s që po mbahet në Vilnius të Lituanisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama informoi se takimi bilateral u fokusua te situata në rajon, veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Lituani – Me Presidentin Erdogan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama.

Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama ndodhet në Vilnius të Lituanisë, ku po zhvillon punimet Samiti i NATO-s.

Krahas pjesëmarrjes në panelet e këtij samiti, kryeministri ka zhvilluar takime edhe me liderë të vendeve anëtare të NATO-s. /Telegrafi/