Rama sqaron raportin me LDK-në: Nuk jam anëtar, por jam me ta që nga fillimi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka hedhur dritë mbi raportin e tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke theksuar se formalisht nuk është pjesë e kësaj partie. Ai tha se LDK e kishte angazhuar si profesionist të jashtëm, pa qenë anëtarë i saj.
“Unë nuk jam anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Unë jam me LDK’në nga fillimi. LDK ka punu jashtë partisë, më ka ftu si profesionist”, u shpreh Rama në Debat Plus të RTV Dukagjinit, duke sqaruar mënyrën se si kishte hyrë në garën komunale.
Megjithatë, ai theksoi se vazhdon ta mbështesë këtë subjekt politik dhe se bashkëpunimi mes tyre mbetet i plotë.
“Jam bashkë me ta. Do t’ju ndihmoj edhe në nivelin qendror, për të mirën e kryeqytetit. Jam kundër bllokadave”, deklaroi kryetari i Prishtinës.
Me këto komente, Rama theksoi se fokusi i tij është funksionimi i institucioneve dhe mirësjellja politike në interes të qytetarëve të Prishtinës. /Telegrafi/


