Rama: Sheshi “Xhorxh Bush” po bëhet
03/09/2026
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga punimet, duke theksuar se sheshi po merr formë.
“Sheshi ‘Xhorxh Bush’ po bëhet”, ka shkruar Rama.
Punimet në këtë hapësirë synojnë përmirësimin dhe rregullimin e një prej hapësirave publike në qendër të Prishtinës.
Rama ka shoqëruar njoftimin edhe me pamje nga puna që po zhvillohet në terren. /Telegrafi/


