Rama publikon fotoalbumin e mbledhjes së parë të dy qeverive Shqipëri-Itali
14/11/2025
Shqipëria dhe Italia zhvilluan dje në Romë mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive, duke shënuar një hap të rëndësishëm në partneritetin strategjik midis dy vendeve.
Rama publikoi sot në rrjetet sociale fotoalbumin nga Roma duke e cilësuar një ditë historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare.
"Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin nga Roma, në ditën historike të marrëdhënieve tona ndërkombëtare, ku u zhvillua dje mbledhja e parë e përbashkët mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë, ju uroj një ditë të mbarë", ka shkruar Rama. /Telegrafi/


