Please enter at least 3 characters.

Rama njofton për zgjerimin e hyrjes së Prishtinës nga Gollaku

2023/09/374231316_618973293732519_2140918606603759612_n.jpg

Hyrja e Prishtinës nga Gollaku do të zgjerohet së shpejti, ka njoftuar kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Ai ka thënë se do të zgjerohet profili i tërësishëm i rrugës, do të ketë gjelbërim, shteg të biçikletave dhe trotuare në të dy anët e rrugës.

“Do t'i japim një perspektivë të re hyrjes së Prishtinës nga Gollaku dhe Banja e Sijarinës”, ka shkruar Rama në Facebook. /Telegrafi/